Binjakët
Nëse dikush do t’ju marrë në mbrëmje për të ngrënë një darkë në minutë të fundit, ata janë Binjakët. Sa herë që të lindurit e kësaj shenje ndihen të mërzitur, ata do të “lëvizin” çdo gurë dhe kontakt mes miqve për të gjetur dikë që të kalojë disa orë ndryshe.
Binjakët shijojnë shumë edhe idenë e bisedave në grup apo takimet në një rreth të gjerë miqësor. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë do të bëni gjatë kësaj fundjave, jepini vetëm disa sekonda një miku/e të shenjës së Binjakëve dhe do të keni të planifikuar me detaje gjithçka.
Virgjëresha
Le ta pranojmë që nëse nuk do të ishte për të dashurin/ën tuaj të shenjës së Virgjëreshës, ndoshta ju nuk do të dilnit kurrë nga shtëpia. Virgjëreshat njihen për aftësitë e tyre organizative dhe vëmendjen ndaj detajeve.
Nëse nuk e keni të qartë nëse doni të shihni një film në darkë apo të shijoni një darkë, prisni sugjerime nga të lindurit e kësaj shenje. Virgjëreshat kanë një shqetësim të lindur për mirëqenien e miqve të tyre, ndaj planifikimi me detaje i situatave dhe gjërave të ndryshme është një nga pikat e forta të të lindurve të kësaj shenje.
Bricjapi
Bricjapët nuk presin asnjëherë që të tjerët të kenë plane për ta, por e bëjnë gjithçka vetë. Nëse ata duan të investojnë në hapjen e një lokali të ri, të shohin një film, të blejnë diçka të re, ata dinë ta bëjnë këtë gjë shumë mirë sipas mënyrës së tyre.
Ashtu si shenjat e tjera të Tokës, Bricjapët janë të orientuar drejt detajeve dhe organizimeve perfekte dhe kjo është arsyeja pse ata shpesh e gjejnë veten në role drejtuese, madje edhe në mjediset shoqërore.