Arte

Vihet në skenën e teatrit eksperimental shfaqja me regji të Ema Andreas

Shkruar nga Liberale

Vihet në skenën e teatrit eksperimental shfaqja me regji të Ema

Si një mozaik verbal idesh, dëshirash, gjykimesh, dyshimesh dhe arsyetimesh, drama ‘’Dua nje vend’’ me regji te Ema Andreas u jetësua ne skenën e Teatrit Eksperimental.

Shfaqja ka padiskutim vetëm një protagonist, brezin e ri si një turmë që në sfondin e krizës shpreh frikë, ankth, por ndonjëherë edhe shpresë dhe nevojë urgjente për ndryshim.

Mirëpo, a ndërtohet një vend i ri, duke bartur në vetvete shembujt e papërsosur të një vendi të vjetër?

Duke i dhënë në mënyrë teatrale klishetë e jetës së përditshme, shfaqja dëshmon një ekzagjerim të ritualit shoqëror.

Qëllimi i dramës është të na tregojë rreth “tokës së njerëzve” kaotike, armiqësore, jo mikpritëse, të plagosur dhe të pashpresë me stofin e egër dhe të shenjtë të natyrës njerëzore.

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH