Agron Hoti një artist me një imagjinatë të fortë dhe ndjeshmëri, njëlloj si i famshmi Ibrahim Kodra, i lindur në kodrat shqiptare dhe i zhytur në botën e gjerë të artit të bukur bashkëkohor.
Kur diktatura ra në vitin 1990 dhe ndërtimi i demokracisë nuk është i menjëhershëm, Agroni emigroi në Greqi, ku jeton duke punuar si ikonograf dhe restaurues i kishave në Athinë.
Pas dhjetë vitesh qëndrimi në kryeqytetin grek ai vendosi të transferohej në Verona të Italisë, për t’u bashkuar me gruan e tij, gjithashtu shqiptare. Në Verona ai fillon një jetë të re duke ndërtuar korniza për artistët dhe më pas angazhohet në pikturë akrilike.
Në Verona jeta e Agron Hotit ka ndryshuar, siç shkruajnë mediat italiane. Prej më shumë 20 vjetësh Agron Hoti ka ndërtuar një karrierë të pasur, si artist bashkëkohor që i kapërcen edhe kufijtë e Italisë.
Në Itali e konsiderojnë si “piktori i ngjyrave” dhe pas lëvrimit të skulpturës e të tjera gjinive piktoreske, ka gjetur veten në artin abstrakt.
Ajo çka e bëri të famshëm shte një pikturë që ka shitur tek ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, pikërisht gjatë ndeshjes së Serisë “A” mes Veronas me Juventusin. Piktura ka në fokus pesë “Champions League” të fituar prej tij dhe realizimin e saj artisti e shoqëron gati me një performancë.
Çmimi i pikturës mbetet ende i pazbuluar, por sigurisht që besohet se është piktura më e shtrenjtë e shitur prej tij.
Gjatë takimit, me Ronaldon artisti rrëfen se ka ruajtur distancën, kjo edhe për shkak të pandemisë së COVID-19.