Arte

PIKTURA E DITËS: Vepër nudo e vitit 1938 - Nga Sadik Kaceli (IN MEMORIAM)

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: Vepër nudo e vitit 1938 - Nga Sadik Kaceli (IN

Me duart e vendosura në kokë dhe sytë e përhumbur diku, nudoja në tablonë e Sadik Kacelit mbart gjithë misterin e së bukurës.

E realizuar në vitin 1938, kur artisti ishte vetëm 26 vjeç. Kjo është një nga nudot më të bukura në historinë e nudos shqiptare. Vajza që pozon është shqiptare. Gjatë kohës së studimeve në Francë, Kaceli ka realizuar një sërë nudosh me laps.

Silueta femrash që tashmë janë pjesë e koleksionit të çmuar të familjes. Sadik Kaceli lindi më 14 mars 1914 në Tiranë dhe ndërroi jetë në 24 dhjetor 2000 në Tiranë. Në vitet 1932–1936, nën drejtimin e pedagogëve Andrea Kushi, Mario Ridola dhe Abdurrahim Buza ndoqi “Shkollën e Vizatimit” në Tiranë.

PIKTURA E DITËS: Vepër nudo e vitit 1938 - Nga Sadik Kaceli (IN

Sadik Kaceli është një nga piktorët e vetëm shqiptar që studioi në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Paris.

Kaceli është autori i kartmonedhës shqiptare të stampuar në vitet e para të çlirimit. Autori krijues i stemës së Republikës së Shqipërisë dhe i dizajnit të flamurit Kombëtar Shqiptar, në vitin 1946. Në Kinostudion “Shqipëria e re”, në vitin 1952, Kaceli realizoi një nga afresket në pjesën e sipërme të hollit hyrës, transmeton ‘konica.al’.

Nga viti 1946 deri në vitin 1973, Kaceli ka qenë pedagog në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Në lëndë të ndryshme (vizatim, pikturë, histori arti, perspektivë etj) për shumë breza nxënësish.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH