Piktura e realizuar nga Kleo Nini
Qafa e Pazarit në Gjirokastër është e ndërtuar që në shekullin e 19 dhe ka një stil tipik oriental.
Një ndër pikat më të frekuentuara të këtij qyteti, qoftë nga vizitorët e huaj, apo edhe nga ata vendas. E ndërsa sheh vitrinat e dyqaneve, vëmendjen ta tërheqin sendet antike të punuara me mjeshtëri nga artizanë vendas, por edhe suveniret me fotografitë e diktatorit Enver Hoxha.
Foton e tij mund ta gjesh të stampuar në çdo lloj artikulli, mbajtëse çelësash, filxhanë kafeje apo çaji sipas dëshirës. Duket se banorët e këtij qyteti nuk janë shkëputur lehtë nga ky emër, përveç origjinës, ndoshta edhe për faktin se shtëpia e tij ndodhet edhe sot në zemër të qytetit.
Kjo zonë ka qenë një nga më problematikët gjatë 25-vjetëve të fundit. Deri më sot Qafa e Pazarit i është nënshtruar tri restaurimeve që nga viti 2006, por pavarësisht shpenzimeve të shumta asnjëri nga projektet nuk ka ruajtur deri në fund vlerat e monumentit. A.C