Piktura e realizuar nga Sadri Ahmeti (humb jetën më 24 Qeshor 2010)
As burgu dhe as vështirësitë e jetës para tij, Sadriut nuk ia kishin zbehur dëshirën për të bukurën në arte, ai shkruante poezi të ndjera dhe pikturonte akuarele plotë hijeshi.
Sadriu ka marrë pjesë me akuarele ne reth 15 ekspozita të përbashkëta dhe vetjake, brenda dhe jashtë vendit. Ai mbahet si një nga 3-4 akuarelistët më të shquar në vend.
Pas viteve '90, Sadri Ahmeti botoi edhe disa përmbledhje poetike si, "Një e qeshur harbon nëpër errësirë", "Dielli për në Ballkan nuk kalon nëpër Goli Otok", "Aisbergu i preludit të katastrofës", "Masakra e Tivarit" dhe në prozë, "33 vjet në mitrën e ferrit të fjalës", të cilat janë pritur me kënaqesi nga lexuesit dhe kritika.
Koha e kesaj vepre "Portret vajze" përkon me një ekspozitë kombëtare në mjediset e Galerisë Kombëtar të Arteve.