Piktori Rilind Morina, së fundi ka sjell një portret të veçantë të Isa Boletinit me rastin e 109 vjetorit nga vrasja e tij. Isa Boletini, udhëhoqi forcat kryengritëse për çlirim nga pushtuesi Osman më 1912, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, e cila u copëtua në Konferencën e Londrës më 1913.
I lindur më 15 janar 1864 në kullën e Boletinëve, afër Mitrovicës, patrioti shqiptar Isa Boletini, ishte vrarë pabesisht nga malazezët në Podgoricë më 23 janar 1916, së bashku me bijtë e tij Halilin dhe Zahidin, dy nipërit dhe tre luftëtarë të tjerë.
Në nëntor të vitit 1908, Porta e Lartë dërgoi një ushtri prej 7 mijë ushtarësh për të nënshtruar Kosovën. Komandën antiosmane e kishte në dorë Isa Boletini. Gjatë tërheqjes, osmanët i dogjën kullën në shenjë hakmarrjeje. Më pastaj, Isa Boletini udhëhoqi kryengritjet e kosovarëve në Prishtinë, Prizren e gjetiu.
Ai ishte një ndër udhëheqësit kryesorë të kryengritjes së pranverës së vitit 1910.
Isa Boletini ishte bërë i njohur edhe për atë që i kishte ndodhur në Londër, kur edhe pas kontrollit që i kishin bërë rojat kur hyri për të takuar ministrin e jashtëm, Eduard Gre j, ai ia kishte dalë që njërin revolver ta fuste brenda. Greji kishte bërë shaka me Boletinin duke i thënë se “atë që se bëri ushtria osmane, e bëra unë”.
Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halilin dhe Zahidin, nipërit Jonuzin dhe Halitin, si dhe tre luftëtarë të tjerë.