Pazari i Vjetër i Tiranës ishte kështjella e aktivitetit të qytetarëve të Tiranës. Ishte një objekt i ndërtuar nga një arkitekt dhe ishin ndërtuar të gjitha profesionet e ndryshme që ushtroheshin. Çdo rrugë lidhej me një profesion dhe qytetari e dinte se ku duhej të shkonte për të kryer shërbimet e tij.
Gani Strazimiri u lind më 9 Maj 1915 në qytetin e Peshkopisë. Në vitin 1932, ai ndoqi studimet pranë shkollës së Vizatimit në Tiranë, e cila sapo ishte hapur dhe drejtohej nga piktorët e njohur, italiani, Mirio Ridola dhe Andrea Kushi.
Pikturat e tij shquhen nga kompozimi, ngjyrat e ngrohta plot dritë”. Shumë piktura të Strazimirit, prej kohësh janë pronë e familjes apo dhe miqëve të tij. Po kështu edhe Galeria e Arteve në Tiranë ka një punë të tij, si: “Pazari i vjetër në Tiranë”, vepër e realizuar në vitin 1936.
Ganiu studioi për tre vite në Fakultetin Politeknik (dega e Arkitekturës) të atij qyteti dhe i ndërpreu ato, pasi në vitin 1942, ai u kthye në atdhe, ku u vendos në Tiranë ku që në qershorin e vitit 1942, ai u angazhua me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë pjesë e njësiteve guerile të Tiranës.
Nisur nga aktiviteti i tij i madh në Tiranë, ku kërkohej për t’u arrestuar, me vendim të qarkorit komunist të Tiranës, në gushtin e vitit 1944, ai u dërgua në rrethin e Dibrës, si anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar të atij Qarku, pasi shtëpia e tij në atë rreth, ishte një nga bazat me të rëndësishme të Luftës.
Nisur nga ky fakt, forcat gjermane e goditën shtëpinë e familjes Strazimiri me artileri, (mortaja) dhe aty mbeti i vrarë babai i Ganiut (Ismail Strazimiri), i cili me njëherë pas mbarimit të Luftës, u shpall “Dëshmor i Atdheut”.
Me mbarimin e Luftës në fundin e vitit 1944, Ganiu kishte marrë përsipër të merrej me planin rregullues të kryeqytetit shqiptar, Tiranës, gjë për të cilën ai pati konsulencën e ndihmën edhe të dy arkitektëve të njohur rus, Kratjuk dhe Polyakov, të cilët erdhën edhe vetë në Tiranë duke parë nga afër gjëndjen e qytetit.