Arte

PIKTURA E DITËS: "Lule në kala"- Nga Rakip Shabani

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Lule në kala"- Nga Rakip Shabani

Piktura më lart “Lule në kala” e artistit Rakip Shabani është një peizazh, ku detajet e mureve të lashta janë mbuluar me lule dhe bimësi që i japin gjallëri dhe jetë strukturës së gurit në këtë kala.

Shabani shpesh përfshin elementë që lidhen me kulturën dhe identitetin shqiptar, si figura njerëzish që angazhohen në aktivitete tradicionale, duke e bërë kështu pikturën një refleksion të identitetit dhe trashëgimisë kulturore.

Në këtë mënyrë, ai krijon një ndjenjë nostalgjie dhe një lidhje të fortë me vendin.

Rakip Shabani piktor, lindi në vitin 1943 në Dhëmblan të Tepelenës, por qëkur ishte fëmijë prindërit e tij u trasferuan në Vlorë. Ka mbaruar Liceun Artistik në vitin 1964 dhe Akademinë e Arteve në vitin 1974 është nderuar me çmim kombëtar.

24 vepra të tij kanë zënë vend në Galerinë Kombëtare dhe 21 vepra të tjera në Galerinë e qytetit të Vlorës. Punimet e piktorit Shabani kanë shëtitur dhe janë, mirëpritur dhe pëlqyer kudo nëpër botë si në Angli, Amerikë, Argjentinë, Japoni, Greqi, Gjermani, Rumani, Bullgari, Itali, ku ka hapur mbi 50 ekspozita personale, brenda dhe jashtë shtetit.

Dashuria për artin i ka përforcuar atij shqisën e hulumtimit, jo vetëm të natyrës së mrekullueshme të vendit të tij, por edhe të temperamentit e të botës shpirtërore të njerëzve me të cilët ka kontakuar

Detajet e penelit të tij flasin aq shumë sa mrekullohesh së shijuari. Jo vetëm një njohës i mirë i artit, por edhe një shikues fare i thjeshtë konstaton në punimet e tij, në çdo telaje e tablo, njohuri të thella për historinë, etnografinë dhe filozofinë e kombit të tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH