Kjo pikturë e realizuar nga Qamil Prizreni ka të bëjë me ngjarjen historike dhe reflektimin e çlirimit të Tiranës.
80 vjet më parë, më 17 nëntor 1944, Tirana u çlirua nga ushtria gjermane në Luftën e Dytë Botërore. Çlirimi i Tiranës është një moment historik dhe konsiderohet si një nga operacionet më të rëndësishme dhe të suksesshme që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë.
Piktori Qamil Prizreni ka lindur në Tiranë më 27 qershor 1938. Krijimtaria dhe veprimtaria e artistit njihet jo vetem në Shqipëri por edhe jashte kufijve duke prezantuar vepra të mrekullueshme me tematika të ndryshme.
Veprat e Qamil Prizrenit kanë dhënë dhe japin një kontribut të madh në Historine e Artit Shqiptar.
Qamil Prizreni konsiderohet si piktori i ngjyrave të ndezura dhe i lojës së dritës.I akuareleve të bukura dhe kompozimeve interesante.
Qamil Prizreni është një nga piktorët më të njohur të vendit, i cili ka marrë pjesë për më shumë se gjysmë shekulli në ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare, duke marrë edhe vlerësime nga më të lartat.
Veprat e tij janë të njohura për trajtimin e temave historike e kombëtare si në pikturë, ashtu edhe në filatelinë shqiptare. Qamil Prizreni është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së kohës, Ilir Meta, më 3 prill 2021.