Arte

PIKTURA E DITËS: Interesi “shkencor” i Enver Hoxhës te gjimnazi "Qemal Stafa" - nga Fatmir Haxhiu

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: Interesi “shkencor” i Enver Hoxhës te

“Bisedë e ngrohtë mbi punën shkencore, me udhëheqësin e dashur shokun Enver Hoxha, në shkollën e mesme "Qemal Stafa" në Tiranë, në ditën e përvjetorit të saj.”

Kështu e përshkruante propoganda komuniste një pikturë të realizmit socialist, realizuar nga Fatmir Haxhiu. Regjimi kërkonte që edhe artistët t’i bindeshin shijeve të udhëheqësit.

Përmes pikturës, nga vizita e Enver Hoxhës në një nga gjimnazet më të rëndësishme të kryeqytetit, mediat propogandistike të kohës synonin të pasqyroninin një realitet tjetër, atë të përparimit shoqëror dhe zhvillimit shkencor, falë vëmendjes së udhëheqësit dhe partisë bashkë me entuziazmin që i ndjek dhe i shoqëron ngado.

Fatmir Haxhiu lindi në Gjirokastër, më 28 dhjetor 1927 dhe u nda nga jeta në Tiranë, më 10 mars 2001.

U njoh herët me emrat më në zë të artit shqiptar si Andrea Mano, Llazar Nikolla, Kel Kodheli, Sadik Kaceli, Nexhmedin Zajmin, Odise Paskali e Foto Stamo. Tema e luftës dhe qëndresa heroike e popullit shqiptar në shekuj do të bëheshin motivi kryesor i tërë krijmtarisë së artistit. Për aktivitetin e tij të gjatë e të suksesshëm artistik, Fatmir Haxhiu është nderuar me titujt e lartë “Piktor i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH