Arte

PIKTURA E DITËS: “Gjirokastra”- Nga Bashkim Ahmeti Izano

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: “Gjirokastra”- Nga Bashkim Ahmeti Izano

Bashkim Ahmeti Izano është lindur dhe rritur në Gjirokastër, në shtëpinë e Balashit, te shtëpise nënës së tij, Zibo. Babai i tij, Zano Ahmeti, ishte nga Mashkullora ku kishte pronat e tij, ara dhe bagëti.

Arsimin shtatëvjeçar e kreu në shkollën “Koto Hoxhi”, në Gjirokastër, ku edhe mori mësime të veçanta për vizatim dhe pikturë.

Në vitin 1963, në moshën katërmbedhjetë vjec shkon në Liceun Artistik “Jordan Misja”, në Tiranë .

Ne Liceun Artistik mësoi vizatim dhe pikturë nga Guri Madhi, plastikë nga Janaq Paco, akuarel dhe dekoracion nga Abdurahim Buza, perspektivë nga Kel Kodheli dhe kompozim nga Naxhi Bakalli. Aty mësoi historinë e përgjithshme dhe atë të Shqipërisë, Letërsi Shqipe dhe Letërsi Botërore, si edhe Gjuhë Ruse. Krahas këtyre mësoi algjebër, gjeometri, fizikë, kimi dhe biologji.

Liceun Artistik e perfundoi ne vitin 1967 me rezultatet më të larta. Po atë vit me 1967 filloi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, ku për katër vite mësoi pikture e kompozim në klasën e piktorit Sali Shijaku, vizatim me skulptorin Muntaz Dhrami, grafike dhe pikturg monumentale me piktorin Ksenofon Dilo, tekstil dhe dekoracion me piktorin Danish Jukniu, dhe skenografi me piktorin dhe skenografin Shaban Hysa.

Institutin e Lartë të e Arteve e mbaroi në vitin 1972 me rezultatet më të larta dhe për një vit punoi asistent në klasën e piktorit Sali Shijaku.

Ne vitin 1973, emërohet skenograf në Teatrin Çajupi, në Gjirokastër. ku punon për trembëdhjetë vite me disa shkëputje herë pas here.

Në vitin 1979 deri ne vitin 1982 drejton grupin e artistëve që punuan për projektimin dhe zbatimit e pjesës ekspozicionale te’’ Muzeut Skenderbeu’’ në Krujë ku gjithashtu pikturoi vec te tjerash edhe afreskun Kuvendi i Lezhës .

Më 2 mars 2024, me rastin e 580-vjetorit të “Besëlidhjes së Lezhës”, Bashkia Krujë iu dha titullin “Qytetar Nderi i Krujës” për pesë artistë të mirënjohur të cilët kanë punuar disa nga veprat kryesore në këtë muze: JANAQ PAÇOS “Skulptor i popullit”(pas vdekjes), GENC HAJDARIT, GAZMEND LEKËS (“Mjeshtër i madh”), NAXHI BAKALLIT (“Mjeshtër i Madh”) dhe BASHKIM AHMETIT ( “Mjeshtër i madh”), me motivacionin “për realizimin e pikturës murale “Kuvendi i Lezhës” në Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë".

Ne vitin 1988 ështe piktor në profesion të lirë dhe gjithashtu pedagog i piktures dhe vizatimit ne Akademinë e Arteve në Tirane ku punoi për tetë vjet deri në vitin 1995 kur emigroi ne SHBA. Qe nga viti 1995 e në vazhdim jeton në New Jersey ku ka studjon e tij, “Studjo Izano”.

Bashkim Ahmeti ishte një nga 23 arstistët që ekspozuan punët e tyre në ekspozitën “Ngjyrat e Shqipërisë në botë” (qershor 2004), e organizuar nga UNHCR dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila u vizitua edhe nga kryeministri i kohës, Fatos Nano.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH