Arte

Ndahet nga jeta piktori i njohur Ali Oseku, një prej artistëve më emblematikë të artit

Shkruar nga Liberale
Ndahet nga jeta piktori i njohur Ali Oseku, një prej artistëve më

Piktori i njohur Ali Oseku ka ndërruar jetë pas një beteje me një sëmundje të rëndë. 

Oseku ishte një ndër një ndër artistët më emblematik të artit shqiptar në pesëdhjetë vitet e fundit.

Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, ai menjëherë u kthye në një figurë tërheqëse në skenën e artit shqiptar të fillimviteve ’70, duke sjellë një frymë të re në skenografitë e shfaqjeve që ai do të projektonte, si dhe një nerv artistik të veçantë në krijimet që solli nëpërmjet pikturës së tij.

Lajmi është bërë i ditur nga galeria FAB përmes një postimi në rrjete sociale, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e tij.

Ali Oseku lindi në Tiranë, në një familje me origjinë nga Gjakova. Liceun artistik e mbaroi në vitin 1963, ndërsa Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Pas studimeve, artisti fillon punë si skenograf në TOB. Në vitin 1973, në valën e ndëshkimeve shtetërore në fushën e artit dhe kulturës, artisti dënohet me burg deri në vitin 1979.

Pas kësaj periudhe, artisti punon si punëtor i thjeshtë, deri në rënien e sistemit.  Pas viteve ’90, u bë një nga zërat më aktivë të skenës artistike vendase.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH