Arte

Faik Skopeci, ish-ushtaraku model, edhe një piktor i talentuar!

Shkruar nga Liberale

Faik Skopeci, ish-ushtaraku model, edhe një piktor i talentuar!

Faik Gani Skopeci, ka lindur më 5 prill 1967 në Prrenjas të Librazhdit. Në periudhën 1982 - 1986, ai ndoqi studimet në shkollën e mesme bujqësore "Arif Kuka", Karkavec, Librazhd.

Në periudhën 1987 - 1991, Faik Skopeci ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake në Tiranë. Ai është titulluar oficer aktiv në vitit 1991.

Në karrierën e tij ushtarake 22 vjeçare ka kryer detyra dhe funksione të ndryshme në strukturat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).

Në periudhën 1991 - 2002, ka kryer detyra të ndryshme në specialitetin e xhenios, konkretisht si: komandant toge, komandat kompanie, specialist për stërvitjen në batalionin e Xhenjos.

Në periudhën nga marsi i vitit 2002 deri në përfundimin e karrierës së tij ushtarake, në korrik të vitit 2013, ka kryer detyra në fushën e bashkëpunimit civilo-ushtarak dhe të informimit publik, ku ka dhënë kontributin e tij të çmuar, në rritjen e performacës dhe promovimin e imazhit të strukturave të FARSH, ku ai ka shërbyer.

Krijimtaria artistike piktura është pasioni i kahershëm i tij. Peizazhi mësëshumti pëlqehet dhe zë një vënd shumë të rëndësishëm në punimet e tij.

Ai filloi të pikturojë, që në moshë të vogël, por për arsye të edukimit dhe punës, ai nuk e ushtroi për një kohë të gjatë këtë pasion të tij.

Ishte pikërisht viti 1997, kur Faiku, iu kthye pikturës, kryesisht peizazhit, ku ai ndjehej më komod dhe më i plotësuar, duke përdorur teknikën e vajit.

Në shtator të vitit 2000, ai hapi ekspozitën e parë vetijake në qytetin e Laçit, këtu ai mori vlerësimet dhe impresionet e para të punës së tij, tre vjeçare në këtë fushë.

Në tetor të vitit 2000, kjo ekspozitë, u rihap për ushtarakët, në Qendrën Kulturore të Forcave të Armatosura (FA), Tiranë.

Në maj të vitit 2001, Faiku hapi ekspozitën vetjake në Shkollën Ushtarake të Xhenios në Izmir të Turqisë, me vepra të krijuara gjatë periudhës së studimit shtatë mujorë në fushën ushtarake në këtë shkollë.

Në nëntor 2012, ai mori pjesë në ekspozitën e përbashkët me pjesëmarrjen e krijuesve ushtarakë, nga të gjitha strukturat e FARSH, e hapur në Qendrën e Kulturës të FA të Shqipërisë.

Nga viti 2003 deri në vitin 2012, ka bashkëpunuar me shtypin ushtarak ku ka botuar artikuj të ndryshëm në lidhje me veprimtarinë e Brigadës së Xhenios dhe të Komandës Mbështetëse.

Ka bashkëpunuar me sektorin kinematografik në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, për krijimin e dokumentarëve të ndryshëm në lidhje me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të veprimtarisë së Brigadës Xhenios dhe të Komandës Mbështetëse.

Në maj të vitit 2004, merr pjesë në përgatitjen e ekspozitës fotografike "Pranë Komunitetit", kushtuar veprimtarisë së xhenios në mbështetje të popullsisë civile.

Në janar të vitit 2006, ka përgatitur për botim një përmbledhje të artikujve për veprimtarinë e Brigadës Xhenios “Dimensioni njerëzor i Xhenierëve”.

Nga janari i vitit 2022, Faiku me familjen e tij, jeton dhe punon në Novara të Italisë, ku pasioni për pikturën (peisazhin) vijon të jetë dhe të zërë një pjesë të rëndësishme të kohës së tij të lirë.

Më datë 21 prill, 2024, anētari i kryesisë së BSHASH "Zëri I mërgimtarit, u përfaqësua denjësisht me pikturat e tij të mrekullueshme, te Ekspizita kolektive "Voci di bilinghuismo" në Gardone Val Trompia, organizuar nga LSHASHI!

Ky artist i apasionuar meriton vërtetë të jetë në krye me veprat e tij nga duart e arta!

Përgatiti: AGIM LIKA

Faik Skopeci, ish-ushtaraku model, edhe një piktor i talentuar!

Faik Skopeci, ish-ushtaraku model, edhe një piktor i talentuar!

Faik Skopeci, ish-ushtaraku model, edhe një piktor i talentuar!

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH