Pas daljes nga Big Brother Vip, fituesit të edicionit të dytë, Luiz Ejllit duket se po i shkojnë gjërat shumë mirë, jo vetëm në lidhjen e tij të dashurisë me Kiara Titon, por edhe në biznes.
Ditët kur kishte borxhe, kanë marrë fund. Përveç projekteve muzikore që për hir të vërtetës kanë qenë të shumta, me bashkëpunime dhe koncerte, tashmë ai fuguron edhe si pronar.
Sipas një ekstrakti të Sipas një ekstrakti nga QKB, thuhet se Ejlli ka likuiduar detyrimet që kishte ndaj përmbaruesve dhe bankave nga vitit 2019, ku i ishte sekuestruar ky biznes.
Më datë 23 maj ai ka ndryshuar veprimtarinë e biznesit të tij nga "Noter" tashmë është kthyer në kompani me "shërbime marketingu dhe telemarketingu; Prodhim i produksioneve televizive, spote, konkurse muzikore, festivale apo aktiviteve të zhanerve të ndryshme artistike, sportive, etj. Organizime masive eventesh, koncerte indoor outdoor, promovim aktivitetesh dhe biznese private në media visive dhe në media sociale, këngëtar, solist, realizim klipesh, artist, imazh etj.”