Letërsi

Leteratura: Rikthehet çmimi "Kadare", fituesi shpallet më 28 shkurt

Shkruar nga Liberale
Leteratura: Rikthehet çmimi "Kadare", fituesi shpallet më

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Rikthehet çmimi letrar "Kadare" dhe "Leteratura" i ka kushtuar sot kopertinën e saj këtij çmimi ndërsa bën me dije se fituesi do të shpallet më 28 shkurt 2021.

"I zhvendosur për shkak të pandemisë Covid 19, rikthehet Çmimi letrar “Kadare” në edicionin e tij të gjashtë, për të shpallur në 28 shkurt 2021 autorin shqiptar fitues në gjininë e prozës.

Me një traditë të konsoliduar tashmë me 5 autorë fitues që prej vitit 2015 kur nisi, Çmimi “Kadare” është një konkurs letrar që ka në fokus letërsinë shqipe dhe nxitjen e mbështetjen e autorëve shqiptarë.

I mbështetur nga Fonadacioni “Pashko”, projekti i Çmimit “Kadare” do të kurorëzohet me shpalljen e fituesit më 28 shkurt 2021, në ditën e fundit të Shkollës Dimërore të Humaniteteve e cila do të mbahet në Llogara."

Më pas do të gjeni një shkrim me titull: "“Anjeza…” e Preç Zogajt, zgjoi letërsinë e mirë", nga Agron Gjekmarkaj. 

"Anjeza nuk u zgjua, por romani i mirë po! Koha historike shndërrohet në kohë kulture të shkrimit pas rezistencës së kujtesës..

Zogaj kërkon të shohë thellë në brendësinë e personazheve si dy qenie thellësisht të dashuruara, që nën dashuri japin ndjesitë që shpesh lexuesi ndjen se i mungojnë...", shkruan Gjekmarkaj përveç së tjerash.

Dhe për ta mbyllur me një recensë me titull: "“FËMIJË TË DRITËS”, libri në katër kohë i Enton Bidos", nga Teuta Dhima.

"“Fëmijë të dritës dhe Zhak Prever”, një libër ku rrinë bukur proza poetike, poezia dhe përkthimi. Libri përmban tetë proza poetike, dhjetë poezi, një poemth në katër kohë dhe shqipërimin e “Edhe një herë për lumin” të Jacques Prevert-it.

Përzgjedhja e titullit, është një portë hyrëse nga ku lexuesi do të depërtojë në kopshtin magjik të autorit. Çdo autor na ofron një të tillë, ndërsa Enton Bido, falë aftësisë në shqipërim, bashkë me krijimet e tij, na ofron edhe një poemë të shqipëruar. Ka ndarë hapësirën e tij, në një formë bashkautorësie, pasi çdo shqipërues jep nga vetja e tij në atë që i sjell lexuesit. Ky lloj ndërtimi i titullit dhe më pas i librit, përbën një risi interesante.", shkruan ajo.

Këto dhe shumë të tjera do t’i gjeni në suplementin “Leteratura” të Gazetës Liberale. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH