Konsumimi i mishit të kuq më shpesh se një herë në javë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 , sipas hulumtimit të udhëhequr nga TH Chan i Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit, botuar në revistën Amerikane të të ushqyerit klinik.
Rreziku prek edhe tek njerëzit që konsumojnë vetëm dy racione mish të kuq në javë dhe rritet me konsum më të madh.
"Kjo është e vërtetë për mishin e kuq të përpunuar dhe të papërpunuar ", thotë Xiao Gu, një studiues postdoktoral në Departamentin e Ushqyerit të Universitetit dhe autori i parë i studimit.
Shkalla e incidencës së diabetit të tipit 2 po rritet me shpejtësi në mbarë botën dhe kjo është shqetësuese, pasi sëmundja është një faktor kryesor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare dhe të veshkave, kancerin dhe demencën.
Për këtë studim të veçantë, studiuesit analizuan të dhënat shëndetësore nga 216,695 pjesëmarrës. Dieta e tyre vlerësohej me pyetësorë për frekuencën e ushqimit çdo dy deri në katër vjet, për një total deri në 36 vjet. Gjatë kësaj kohe, më shumë se 22,000 pjesëmarrës zhvilluan diabetin e tipit 2.