Aktualitet

Kush është shefi i policisë që u prangos sot nga kolegët e tij?

Shkruar nga Liberale
Kush është shefi i policisë që u prangos sot nga

Dritan Metaj, i arrestuar nga vijmësia e operacionit të koduar ‘Flakë në det’, nisur në gusht të 2023.

Metaj, shefi i Komisariatit të Laçit, është arrestuar nga policia gjatë megaoperacionit të SPAK të koduar “Flakë në det”, që është vijim i aksionit të para disa muajve.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë të posaçme, ka bërë të ditur sot se 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim lidhur me këtë operacion.

Ata janë Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Guxa. Sipas Rrumbullakut, të tre këta persona ndodhen jashtë Shqipërisë.

Gëzim Çela nga Kurbini njihet si “baron i drogës” në Fushë Kuqe.

Por kush është Gëzim Çela?

Çela është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.

Në vitin 2015, Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine.

Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar.

Gëzim Çela akuzohet për veprat penale “Trafikimit i lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve”, si dhe për shfrytëzim prostitucioni. Ai ka qenë më herët subjekt i OFL-së teksa ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë.

Megaoperacioni i sotëm është vijim i atij të para disa muajve në det, ku në një velierë u kap një ton kanabis që po tentohej të trafikohej.

Urdhër-arrestet vijnë në kuadër të operacionit policor të koduar “Flakë në Det”, i cili ishte një bashkëpunim me DEA amerikane dhe Guardia di Financa. Grupi u godit në momentin kur po bëhej shkëmbimi i drogës.

Trafikantët, kur konstatuan forcat e policisë, i vendosën zjarrin velierës në mes të detit. Policia arrestoi 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas në operacionin e para disa muajve në mes të detit.

Çela ka dalë nga burgu disa vite më parë me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Por kur policia rrethoi shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ishte aty.

Megaoperacioni i sotëm është vijim i atij të para disa muajve në det, ku në një velierë u kap një ton kanabis që po tentohej të trafikohej.

Ndërkohë, hetimet po vijojnë ende edhe për sekuestrimin e pasurive të patundshme të personave të përfshirë në këtë trafik droge.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH