Qeveria indiane kritikoi filantropin miliarder George Soros për komentet e tij ndaj kryeministrit Narendra Modi dhe e akuzoi atë se po ndërhyn në çështjet e saj të brendshme.
Filantropisti 92-vjeçar është një nga njerëzit më të pasur në botë. Ai lindi në një familje të begatë hebreje që u largua nga Hungaria (kur ishte 17 vjeç), për shkak të nazistëve. Në vitin 1947, ata arritën në Londër, ku Soros studioi filozofi në Shkollën Ekonomike të Londrës.
Pas studimeve, ai u bashkua me bankën tregtare londineze Singer & Friedlander. Në vitin 1956, Soros u zhvendos në Nju Jork, ku fillimisht punoi si analist i letrave me vlerë evropiane. Soros la gjurmë në botën financiare duke marrë vendime të guximshme investimi pas krijimit të një fondi mbrojtës në 1973. Ai menaxhoi paratë e klientëve nga viti 1969 deri në 2011. Sipas Forbes, Soros zhvlerësoi në bursë paundin britanik dhe thuhet se siguroi brenda pak ditësh një fitim prej 1 miliard dollarësh. Ai u bë i njohur si njeriu që theu Bankën e Anglisë, thanë mediat asokohe.
Bloomberg raporton se Soros ka një pasuri neto prej 8.5 miliardë dollarësh. Ai njihet si themeluesi i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, i cili u jep grante grupeve dhe individëve që promovojnë demokracinë, transparencën dhe lirinë e fjalës. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Soros themeloi këto fondacione në më shumë se 70 vende. Ai ka qenë gjithashtu i përfshirë në aktivitete politike duke mbështetur fushatat presidenciale të Barack Obamës, Hillary Clinton dhe Joe Biden.
Sipas Bloomberg, ai besohet gjithashtu të jetë një nga protagonistët kryesorë të krizës financiare aziatike, e cila filloi në Tajlandë në 1997, duke çuar në rënien e monedhës së saj baht. Kriza u përhap në disa vende të tjera. Koreja e Jugut, Indonezia dhe Tajlanda u prekën më shumë nga aktiviteti i tij. Hong Kongu, Laosi, Malajzia dhe Filipinet gjithashtu u dëmtuan nga rënia e monedhës. Edhe kryeministri i Malajzisë Mahathir Mohamad e pati akuzuar Sorosin se po shkatërron ekonominë e vendit me "spekulime masive të monedhës".
Vendet që e akuzojnë Sorosin janë në fakt vende të varfra dhe me probleme me demokracinë, kurse politikanët kanë prirje autoritare ose diktatoriale.
Soros i bëri komentet e fundit ndaj qeverisë indiane që kanë zemëruar qeverinë gjatë një fjalimi përpara konferencës së sigurisë në Mynih. Ai tfoli mbi krizën e fundit të Adan Group dhe tha se kryeministri Modi "duhet t'u përgjigjet çështjeve" që kanë ngritur investitorët e huaj dhe Parlamenti mbi akuzat për mashtrim dhe manipulim të aksioneve kundër kompanive të miliarderit.
Ai tha gjithashtu se kjo "do të dobësojë ndjeshëm rolin e Modit mbi qeverinë federale të Indisë" dhe do të krijojë mundësi për të nxitur reformat institucionale shumë të nevojshme. “Mund të jem naiv, por pres një ringjallje demokratike në Indi”, tha Soros.
Ministrja e Unionit Smriti Irani e quajti atë një "sulm ndaj Indisë që nuk do të tolerohej" dhe u bëri thirrje indianëve t'i përgjigjen të bashkuar "fuqive të huaja që përpiqen të ndërhyjnë në proceset demokratike të Indisë". Ajo gjithashtu e quajti miliarderin një "kriminel të veçantë lufte në fushën ekonomike".
Adani Group - i kontrolluar nga miliarderi Gautam Adani, një nga njerëzit më të pasur në botë – u trondit teksa aksionet në shtatë kompanive të tij të humbasin miliarda në vlerën e tregut që nga raporti i 24 janarit nga Hindenburg Research me bazë në SHBA, i cili e akuzoi atë për përdorim të pahijshëm të parajsave tatimore dhe manipulim të aksioneve. Adani i ka mohuar me forcë akuzat, duke e quajtur atë një sulm "me qëllim të keq".
/Liberale.al/