Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zgjedhur mandatin e deputetes në qarkun e Fierit, duke i hapur rrugën Petrit Vasilit që të marrë mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës dhe duke përjashtuar në këtë mënyrë të renditurën e dytë në qarkun e Fierit Keidi Mehmetaj.
Në përgjigje të shkresës së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, Kryemadhi shprehet se ka zgjedhur mandatin e deputetes në Fier
Lëvizja Socialiste për Integrim mori 4 mandate deputeti në zgjedhjet e 25 qershorit, dy në Tiranë, një në Shkodër dhe një në Fier.
Katër deputetët do të jenë: Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho, Petrit Vasili dhe Agron Çela.