Aktualitet

Kryemadhi: Merrni fatet në dorë, në 2020-n s'na ndal asgjë

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi: Merrni fatet në dorë, në 2020-n s'na ndal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga Konventa "Dekada e Shpresës dhe Ndryshimit" tha se ky vit do të jetë pikërisht kështu.

"Startimi në këtë dekadë të re është një mision i madh dhe i pakthyeshëm. Është një mision që nuk e ndal dot asnje, autokrat, burokrat i korruptuar, oligark, kriminel, trafikant a kushdo qoftë, pasi përballë nuk ka as një, as dy, as pesë e as dhjetë, por shumicën absolute të shqiptarëve, që janë ngritur në këmbë për të rifituar Shqipërinë që po përpiqen t’ua grabisin", u shpreh kryetarja e LSI-së, duke i kërkuar shqiptarëve të marrin fatin në dorë.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Të dashur shqiptarë dhe shqiptare,

Të nderuar anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim të Qarkut Tiranë!

Ju uroj një vit të ri të mbarë, të paqtë, të gëzuar dhe të begatë për ju dhe gjithë shqiptarët.

Ju uroj këtë vit, i cili hap dekadën e shpresës, dekadën e fitores mbi të keqen, dekadën kundër varfërisë, dekadën e rifitimit dhe konsolidimit të lirive, dekadën e një Shqipërie pjesë të Europës së Bashkuar, dekadë që e bën Shqipërinë edhe njëherë vend të dashur të shqiptarëve nga e cila ata nuk do donin të iknin kurrë, në dekadën që do ta kthejë Shqipërinë realisht në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.

Startimi në këtë dekadë të re është një mision i madh dhe i pakthyeshëm. Është një mision që nuk e ndal dot asnje, autokrat, burokrat i korruptuar, oligark, kriminel, trafikant a kushdo qoftë, pasi përballë nuk ka as një, as dy, as pesë e as dhjetë, por shumicën absolute të shqiptarëve, që janë ngritur në këmbë për të rifituar Shqipërinë që po përpiqen t’ua grabisin.

Viti 2020 është fillimi i një dekade ku Shqiperia, Familja, Kombi shqiptar janë dhe do të jenë të parët! Asnjë dorë e zezë nuk mund të shtrihet mbi to pasi të gjithë shqiptarët së bashku do ta refuzojnë me forcën e rezistencës dhe shpirtit të tyre.

Ne jemi krenarë për sot dhe për gjithë jetën se do të jemi ne njerëzit e dekadës së re të një Shqipërie krejt tjetër nga kjo e sotmja që nuk është hall dhe problem vetëm i shqiptarëve por edhe i Ballkanit. Të një Shqipërie e njerëzve të lirë, e inisiativës së lirë, gjithashtu edhe një shembull përparimi dhe zhvillimi.

Kjo dekadë do të flakë tej Rilindjen e shëmtisë politike dhe morale, Rilindjen e shpërbërësve të familjes, Rilindjen e tradhëtarëve të Kombit dhe do të ngrejë lart atdhetarët e vërtetë, të rinjtë e talentuar, burrat dhe gratë që mbajnë mbi shpatulla ekonominë e vendit dhe të familjeve të tyre. Do të ngrejë lart talentin dhe dijen e shqiptarëve me të cilët ne krenohemi dhe që sot kemi aq shumë nevojë. Tashmë ka ardhur më në fund dita që të ringremë shpresën dhe besimin dhe të rivendosim në piedestal dinjitetin njerëzor

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH