Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është thirrur për herë të dytë në SPAK. Prej rreth një orë, kryebashkiaku socialist është paraqitur para organit të akuzës, ndërsa ende nuk dihet arsyeja se pse është paraqitur në SPAK.
Kujtojmë që Leli është marrë në pyetje në muajin korrik për rreth një orë.
Sipas asaj që raportuan mediat atëherë, Leli u thirr për disa hetime të SPAK që kishin të bënin me një aferë për tjetërsimin e pronave.