Aktualitet

Kryebashkiaku duke pirë kokainë në lokal, dalin detaje të reja

Shkruar nga Liberale

Një kryetar Bashkie është kapur duke pirë kokainë në ambientet e një lokali. Fotot janë publikuar në Abc News nga gazetari investigativ Artan Hoxha.

Ato janë pjesë e një regjistrimi filmik që do të publikohet në orët në vijim. Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për kryetarin e një bashkie veriore.

Gazetari investigativ Artan Hoxha foli pak ditë më parë për ekzistencën e këtyre pamjeve. Ai tha se ka kohë që është regjistruar, por u spostua për shkak të termetit.

“Është në ambient publik (lokal), se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon. Nëse e merr narkotikun në banesë apo në një ambient të mbyllur, nuk ka asnjë problem se thua jam përdorues. Përveç faktit që je i zgjedhur vendor, pastaj kalon në një nivel tjetër. Por, nëse e merr në ambient publik ky është problem”, deklaroi Artan Hoxha.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH