Aktualitet

Kontrolli në kampin e MEK, reagon DASH: Mbështesim të drejtën e qeverisë shqiptare

Shkruar nga Liberale
Kontrolli në kampin e MEK, reagon DASH: Mbështesim të

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka reaguar në lidhje me operacionin policor që u zhvillua një ditë më parë në kampin e muxhahedinëve në në Manzë të Durrësit. Në një komunikim me A2CNN, DASH ka deklaruar se ka marrë sigurinë e policisë shqiptare se të gjitha veprimet janë kryer në përputhje me ligjin dhe se mbështet të drejtën e qeverisë shqiptare për të hetuar.

“Policia shqiptare na ka siguruar se të gjitha veprimet janë kryer në përputhje me ligjin, duke mbrojtur të drejtat dhe liritë e të gjithë shtetasve që jetojnë në Shqipëri. Ne e mbështesim të drejtën e qeverisë shqiptare për të hetuar çdo aktivitet të mundshëm ilegal brenda territorit të saj”, thotë DASH.

Aksioni, i cili u drejtua nga kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, hasi në rezistencën e muxhahedinëve, të cilët kundërshtuan forcat blu në zbatimin e ligjit, ndërsa në mbyllje të kontrolleve arritën të largojnë nga kampi efektivët. Mes tensioneve, muxhahedinët ngritën pretendime se policia ka vrarë një anëtar të komunitetit të tyre, i moshës 68-vjeçare. Anëtarë të MEK i treguan mediave dhe trupin e tij të pajetë që, sipas mjekëve muxhahedinë humbi jetën nga përdorimi i spray-t lotsjellës. Për ngjarjen, mbërritën dhe ekspertë të mjekësisë ligjore, të cilët pritet të përcaktojnë shkakun e vdekjes.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH