Aktualitet

Konstitucionalistja kundër heqjes së koalicioneve nga Kushtetuta

Shkruar nga Liberale
Konstitucionalistja kundër heqjes së koalicioneve nga Kushtetuta

Profesorja e të drejtës kushtetuese, Aurela Anastasi, është kundër heqjes se koalicioneve nga Kushtetuta. Një nga zërat më autoritarë në këtë fushë dhe eksperte e lartë e Reformës në Drejtësi, zonja Anasatasi theksoi se koalicionet sigurojnë qëndrueshmëri në qeverisje.

Nëse ne themi “ndalohet krijimi i koalicioneve zgjedhore, atëherë ne kemi marrë përsipër të ndalojmë një institut, i cili nuk është i ndalueshëm nga Kushtetuta, sepse ai është një institut i krijuar nga Kushtetuta në sistem demokratik. Kushtetuta mund të thotë: “Ndalohet krijimi i organizatave me karakter terrorist ose fashist, por nuk mund ta shtrijmë këtë formulim edhe në këtë rast. Problemi tjetër është sesi do të sigurohet rregulli i mandatit, sepse unë që votoj një parti politike të caktuar nuk e di se me cilën parti do të bëjë ajo koalicion dhe çfarë programi ka ajo parti tjetër. Si do të sigurohet qëndrueshmëria e qeverisjes?”, - u shpreh zonja Anastasi në një intervistë për Euronews Albania

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH