Showbiz

Konfirmohet anëtarja e tretë e "Dancing With The Stars"

Shkruar nga Liberale
Konfirmohet anëtarja e tretë e "Dancing With The Stars"

Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it. E pasi zbuluam konkurrentët e DWTS, tani ka ardhur radha e jurisë.

Gjatë ditës së djeshme u konfirmua se, një nga vajzat më të përfolura të ekranit për shkak të natyrës ekspresive, humorit dhe ngacmimeve, Olta Gixhari do të jetë pjesë e jurisë së “Dancing With The Stars”.

Një tjetër anëtare jurie, Lori Bala u publikua gjithashtu dje. Ajo shquhet për profesionalitetin e saj, natyrën kërkuese dhe kritike. Lori Bala ishte pjesë e kastit të balerinëve në sezonin e parë të DWTS dhe më e spikatura, duke marrë kështu ftesën live në gjysmëfinale për të qenë pjesë e jurisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH