Aktualitet

Klos, makina përplas një 22-vjeçare dhe një 15 vjeçar

Shkruar nga Liberale
Klos, makina përplas një 22-vjeçare dhe një 15

Dy persona, një 22-vjeçare dhe një 15-vjeçar, kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Klos, si pasojë e një aksidenti.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Klosit, ku e reja dhe i mituri janë përplasur nga një automjet.

Ata janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Nuk dihen ende detaje të tjera nga ngjarja, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH