Globi

Kishte marrë pjesë në festën VIP, vajza zgjohet të nesërmen e zhveshur mbi tavolinën e restorantit

Shkruar nga Liberale
Kishte marrë pjesë në festën VIP, vajza zgjohet të

Një grua 31 vjeçare u zgjua e zhveshur në tryezën e një restoranti në qendër të Milanos. Ngjarja ndodhi në natën mes të premtes dhe të shtunës së 18 nëntorit.  31-vjeçarja u shpëtua nga policia, e cila tashmë po heton për një sulm të dyshuar seksual.

Siç bëhet e ditur nga mediat italiane, në klubin e Corso Sempione ishte zhvilluar një festë VIP. Gruaja, e gjetur e mbyllur brenda, telefonoi 118 rreth orës 05:16. Hetuesit arritën të hynin nga një dritare në Via Poliziano dhe e shpëtuan atë.

E reja pranoi se kishte marrë drogë gjatë mbrëmjes: u dërgua në klinikën Mangiagalli ku iu nënshtrua të gjitha analizave për të konstatuar përdhunimin e mundshëm. Më pas ajo tha se kishte gjetur rrobat dhe çantën e saj në banjë. Rrobat u sekuestruan. 31-vjeçarja shpjegoi se nuk mban mend asgjë.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH