Qeveria e Kinës njoftoi sot se kryediplomati Wang Yi u takua me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Ruse, Nikolai Patrushev dhe se të dy palët ranë dakord të mbrojnë me vendosmëri "paqen dhe stabilitetin" në rajonin e Azisë-Paqësorit, duke kundërshtuar "mentalitetin" e luftës së ftohtë.
Z. Wang, përveç z. Patrushev, u takua edhe me drejtues të Mekanizmit Konsultativ të Sigurisë Strategjike Kinë-Rusi, sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Jashtme kineze.
Palët shkëmbyen mendime për situatën në Ukrainë, vijon teksti, i cili nuk hyn në detaje.
Ata shprehën gjithashtu angazhimin e tyre "për bashkëpunim të vërtetë shumëpalësh, për të kundërshtuar çdo formë të frikësimit të njëanshëm, për të promovuar demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe botës shumëpolare".
Wang pritet të takohet më vonë gjatë ditës me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në kuadër të vizitës së tij.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ai nuk e përjashton mundësinë që diplomati i lartë kinez të takohet edhe me presidentin rus Vladimir Putin, pasi "ne kemi shumë për të diskutuar".