Aktualitet

Kievi dhe Moska shkëmbejnë robër lufte për festën e Pashkëve

Shkruar nga Liberale
Kievi dhe Moska shkëmbejnë robër lufte për festën e

Më shumë se 100 robër lufte ukrainas janë liruar si pjesë e një shkëmbimi me Rusinë me rastin e Pashkëve Ortodokse. Ukraina po feston për herë të dytë Pashkën që kur Moska nisi luftën e saj brutale në shkallë të gjerë shkurtin e kaluar.

Andriy Yermak, këshilltar i presidentit të Ukrainës, njoftoi se 130 ushtarë, marinarë, roje kufitare dhe të tjerë të kapur nga Moska ishin duke u kthyer në shtëpi pas një "shkëmbimi të madh të të burgosurve me rastin Pashkëve".

Zoti Yermak tha në një postim në rrjetin Telegram të dielën se mes të liruarve kishte edhe ushtarë që luftuan pranë qytetit Bakhmut, i cili ka qenë për muaj të tërë në qendër të ofensivës së Kremlinit.

Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka të dhëna se sa të burgosur rusë janë liruar. Por zyra e shtypit të Grupit Wagner, mercenarët e së cilit luftojnë për Kremlinin në lindje të Ukrainës, publikoi një video të dielën ku shihen robërit ukrainas të luftës që po i përgatisnin për shkëmbim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH