Globi

Kërkonte t’i shlyhej borxhi për udhëtimin e rrezikshëm, 19-vjeçari kapet duke ruajtur 500 bimë kanabisi

Shkruar nga Liberale
Kërkonte t’i shlyhej borxhi për udhëtimin e

Një 19-vjeçar shqiptar ka përfunduar pas hekurave në Britani, pasi u kap nga policia në një ndërtesë të përshtatur si fermë kanabisi.

I riu Besmir Sula kishte udhëtuar drejt ishullit ilegalisht, duke paguar rreth 4000 paundë për t’u futur kontrabandë dhe të njëjtët persona që e ndihmuan me kalimin e kufirit, e punësuan në “shtëpinë e barit”.

Fillimisht i riu u mbajt në një qendër paraburgimi pasi hyri në vend me anë të një gomoneje tetorin e kaluar dhe më pas u transferua në një hotel të Home Office ku iu dha një telefon për të komunikuar me familjarët e tij.

Sipas britanikes DailyMail i riu u kontaktua nga një person në fshatin e tij, nga i cili kishte marrë hua paratë për udhëtimin e rrezikshëm dhe që kërkonte t’i shlyhej borxhi.

Më pas 19-vjeçari u largua nga hoteli dhe u dërgua në një ndërtesë midis fshatrave të Cranbrook dhe Haëkhurst në Kent, ku ai punonte si “kopshtar” për rreth 500 bimë kanabisi.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH