Aktualitet

Kavajë/Ndërron jetë 59-vjeçari duke tentuar të shuajë flakët

Shkruar nga Liberale
Kavajë/Ndërron jetë 59-vjeçari duke tentuar të

Ditën e sotme në qytetin e Kavajës një 59-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Viktima tentoi që të shuante një zjarr që kishte përfshirë një sipërfaqe toke, por 59-vjeçari është asfiksuar dhe më pas ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:50 në fshatin Sterbeg, Kryevidh në zonën e Kavajës. Sipas policisë ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale R.P.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në aktivizimin e zjarreve teksa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh. Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH