Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka këtë të shtunë në lidhje me situatën e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës dhe Kapshticë.
Xhaçka përmes një postimi në Facebook, shkruan se janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave për kalimin e kufirit nga ana e qytetarëve.
“Autoritetet diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, ndërkohë Forcat e Armatosura e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenën sanitare në terren. FA në krye të detyrës!”, shkruan ministrja.