1

Jorginho tregon pse nuk zgjodhi Brazilin, por Italinë

               Publikuar në : 19:50 - 13/07/21 liberale

Fitoi Champions League me Chelsea dhe më pas Evropianin me Italinë. Jorginho është një prej futbollistëve më të përfolur të momentit, madje si një kandidat për të fituar “Topin e Artë”.

Mesfushori ka një histori të veçantë, pasi origjina e tij është braziliane por vite më parë ka zgjedhur të luajë për Italinë. Në një intervistë për kanalin brazilian ‘’Sport TV’’, Jorginho shpjegoi dhe arsyet pse zgjodhi të luaj për Italinë dhe jo për Brazilin.

“E them nga zemra, unë e dua këtë vend. Në Itali jam adoptuar dhe këtu kam zemrën time. Italia kishte nevojë për ndihmë. Kur më duhej ndihmë, Italia më ndihmoi, më përqafoi dhe më hapi dyert. Në atë kohë nuk u ndjeva rehat kur i ktheva shpinën Italisë. Zemra ime tha ‘Jo, Italia ka nevojë për ty’. Kështu që unë bëra zgjedhjen time dhe sinqerisht jam shumë i lumtur për këtë”, u shpreh Jorginho.

 


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back