Johnny Depp ka mbledhur rreth 3 milionë paund në vetëm pak orë, përmes shitjes së veprave në koleksionin e tij debutues të artit.
Aktori i Hollivudit njoftoi 27 milionë ndjekës në Instagram se po shiste printime nga seria e tij 'Friends And Heroes' përmes galerive Castle Fine Art në Mbretërinë e Bashkuar.
Puna e 59-vjeçarit përshkruan katër persona që e kanë frymëzuar atë: Rolling Stone Keith Richards, aktori Al Pacino, këngëtari Bob Dylan dhe aktorja Elizabeth Taylor.
Në përshkrimin e bërë nga galeria thuhet se ato shfaqnin gjithashtu "lulëzim karakteristik të dorës së lirë".
Pas postimit të Depp-it në Instagram, i cili shfaqte një imazh të tij të ulur përpara pikturave në Castle Fine Art, faqja e internetit e galerisë përjetoi një trafik ta paparë dhe u mbyll.
“Gjithmonë e kam përdorur artin për të shprehur ndjenjat e mia dhe për të reflektuar mbi ata që kanë më shumë rëndësi për mua, si familja ime, miqtë dhe njerëzit që i admiroj”, tha Depp.
[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1260201,1260199,1260200,1260198"]