Rektori i Universitetit të Korçës "Fan.S.Noli", Dhimitri Bello ka dhënë dorëheqjen.
Sipas News 24, ende nuk dihet arsyeja e këtij veprimi por dorëheqja e tij ka ardhur pas deklaratës së djeshme, që ai bëri për universitetin e Korçës i cili do të bashkohet me atë të Tiranës.
Ndërkohë në këto momente është duke u zhvilluar edhe mbledhja e dytë e senatit për diskutimin e çështjes së universitetit.
Burimi: News 24