Kylie Jenner merr vëmendje në Javën e Modës në Paris e veshur e tëra në të kuqe.
Supermodelja e njohur Kendall Jenner ka mahnitur fansat gjatë një eventi të Javës së Modës në Paris.
Ylli televiziv eci në pistën e disa markave luksoze, duke përfshirë Schiaparelli, Victoria Beckham dhe Versace.
Kendall rrezatoi teksa sfiloi e veshur me një fustan të shkëlqyeshëm argjendi, të gjatë, i cili i rrinte në mënyrë perfekte.
Flokët e saj të zinj që i binin shumë në sy modelja i kishte të kapura bisht, gjë që nxirrte më në pah dekoltenë e saj.
Ylli i “Kardashians” vazhdon të mbetet sot për sot modelja më e paguar dhe më e kërkuar në të gjithë botën.