Aktualitet

Ishin nisur nga Maqedonia e Veriut për festën e Pavarësisë, aksidentohet në Librazhd autobusi i nxënësve

Shkruar nga Liberale
Ishin nisur nga Maqedonia e Veriut për festën e Pavarësisë,

Një autobuz me targa të Gostivarit, i cili po sillte në Shqipëri disa nxënës, për të festuar Ditën e Flamurit në Vlorë e Tiranë, është përfshirë në një aksident pak kilometra në dalje të qytetit të Librazhdit.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se një makinë është përplasur me autobusin në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Sipas BW, paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar asnjë nxënës.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, ndërsa dyshohet se moti me reshje të dendura dhe mjegull mund të ketë qenë një ndër shkaqet që ka favorizuar aksidentin.

Ndërkohë në vendin e aksidentit ka shkuar policia dhe autoambulanca.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH