Aktualitet

Ish-universiteti privat do kthehet në karantinë për COVID-19

Shkruar nga Liberale
Ish-universiteti privat do kthehet në karantinë për COVID-19

Godina e një ish- universiteti privat në Tiranë do të shndërrohet në karantinë për të sëmurët e prekur me koronavirus që janë drejt shërimit. Kjo godinë, është pjesë e skenarit të katërt, pasi në skenarin e parë, të dytë dhe të tretë janë spitale të shtetit që do të vihen në shërbim për të prekurit me koronavirus në Shqipëri.

"Sfida është për 30 ditë ta bëjmë spital. Nuk kemi pse mbajmë në spitalin Infektiv njerëz që janë në kushte të lehtësuara, por i çojmë këtu. Kështu i lehtësojmë edhe psikologjikisht mjekët. S'jemi përpara një ububuje , por të parandalojmë atë që ndodhi në vendet fqinje", tha Rama gjatë inspektimit të ambienteve me ministren Manastirliu dhe ministrin Ahmetaj.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tregoi projektin sesi parashikohet që godina të përshtatet në ambiente spitali për të trajtuar persona të sëmurë me COVID-19.

"Kati i parë do të shërbejë si një organizim në raport me veshjet e personelit dhe reanimacion për shërbimet bazë. Çdo dhomë ka tualetin e saj, do të adaptohen për ata të sëmurë drejt shërimit që kërkojnë një asistencë bazë. Rreth 100 shtretër do të jenë. Në kushte që mund të adaptohet shpejt, çdo kat do ketë një strukturë infermierie, një farmaci, një depozitim të vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e përcaktuara, duke qenë se këtu do të shtrohen ato që janë në fazë shërimi nuk kërkohet specializimit të një spitali klinik, por do kenë asistencën e nevojshme. Na lehtëson se ka edhe vendin e parkimit. Mund të përshtatet edhe në plan afat gjatë", shtoi Manastirliu.

Aktualisht në funksion është Urgjenca Infektive të QSUT-ja që ka në dispozicion 120 shtretër nga të cilët 73 janë të zënë dhe spitali "Shefqet Ndroqi" me 190 shtretër në total./Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1213599405515296/

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH