Në vendin e gjashtë me 4.45% të votave u zgjodh influenceri Donald Veshaj. Me motivacionin: "Për performancën publike në show të ndryshëm, e konvertuar kjo në veprimtari të gjerë, si në këngë, moderim emisionesh, kauza publike, etj.", moderatori u bë pjesë e sondazhit të portalit "Liberale.al".
Donald Veshaj njihet si aktor humori, pasi ka qenë fillimisht pjesë e spektaklit "Al Pazar" sëbashku me vëllain e tij, Romeo Veshajn.
Më pas ju bashkua shtëpisë më të famshme në Shqipëri, asaj të Big Brother Vip, ku jo vetëm ishte një nga konkurrentët më të fortë në lojë, që shkoi deri në finalen e madhe, por edhe u përfol gjatë për historinë e tij me moderatoren Bora Zemani, me të cilën janë aktualisht në një lidhje.
Që nga kjo periudhë, Donaldi u bë edhe pjesë e tregut muzikor, duke sjellë disa këngë, shumë të pëlqyera nga publiku.
Aktualisht të dy vëllezërit janë moderatorë të emisionit "Më ler të flas" në Top Channel. /Liberale.al