Aktualitet

Inceneratori i Elbasanit/ Apeli i GJKKO lë në burg Alqi Bllakon

Shkruar nga Liberale
Inceneratori i Elbasanit/ Apeli i GJKKO lë në burg Alqi Bllakon

Apeli i GJKKO ka vendosur "arrest në burg" për Alqi Bllakon, lidhur me akuzat për inceneratorin e Elbasanit.

"Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e prokurorit të posaçëm, ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë në lëndë të masës së sigurimit, u shpall vendimi për çështjen nr. 35, datë 15.11.2022 regjistrimi, ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, vendosi:

– Ndryshim e pikës 1 në lidhje me të hetuarin z. Alqi Bllako të vendimit nr. 81, datë 10.11.2022 të kolegjit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke caktuar masën shtrënguese të sigurimit personal të “Arrestit të burg”", thuhet në njoftim.

Kujtojmë se, më herët Bllako u arrestua dhe u la në qeli, pasi dyshohet se ka përfituar rreth 15 milionë lekë për shkelje në procedurën e dhënies së koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Deputeti Bllako hoqi dorë nga mandati i deputetit me vullnet të lirë. Në atë kohë, ai u shpreh se, hoqi dorë nga imuniteti që i jepte mandati i deputetit, për t’u përballur me drejtësinë si qytetar i thjeshtë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH