Globi

I riu rrëmbeu ish të dashurën, prej një jave të dy të zhdukur. Apeli i familjarëve: Ne dimë të falim, sille Xhulian në shtëpi

Shkruar nga Liberale
I riu rrëmbeu ish të dashurën, prej një jave të dy

Kjo e shtunë, 18 nëntor, shënon një javë të plotë nga zhdukja e dy të rinjve 22-vjeçarë, Giulia (Xhulia) Cecchettin dhe Filippo Turetta. Të premten u ngrit akuza e e tentativës për vrasje për djalin, i cili njëkohësisht ka qenë ish i dashuri i vajzës. Ata ishin ndarë, ndërsa të shtunën e kaluar u takuan për të darkuar së bashku. Prej asaj mbrëmjeje të dy janë shpallur të zhdukur, ndërsa detaje të reja dalin në dritë për lëvizjet e tyre.

Autoritetet italiane kanë lëshuar gjithashtu një urdhër arresti evropian (Mae) të nënshkruar nga Prokuroria Publike e Venecias, bazuar në rezultatet e operacioneve të ditëve të fundit.

Makina e djalit, Fiat Punto e zezë me targë FA015YE është parë për herë të fundit të dielën 12 nëntor në orën 9.07 në Ospitale di Cortina, në drejtim të Dobbiaco. Po ashtu në mediat italiane ka raportime që makina është kapur nga kamerat në një qytet në Austri

Implikimi i të riut do të rëndohej nga një video e shkurtër, e filmuar nga kamerat e sigurisë së fabrika Dior në Fossò (provinca e Venecias), ku ai shihej duke sulmuar Giulian natën e zhdukjes dhe më pas ai do ta ngarkonte atë të gjakosur në makinë. Imazhet do të ishin regjistruar në rrugë ku supozohet se ka njolla gjaku dhe disa flokë, të cilat u krahasuan me mostrat e ADN-së nga motra e 22-vjeçares.

Ndërkohë vijojnë apelet e familjarëve. “Nëse po më dëgjon... Nëse e ke dashur ndonjëherë motrën time, ktheje tek ne”, i tha Elena, motra e Giulia-s, Filippo Turetta-s në mikrofonat e Quarto.  "Ne dimë të falim, Filippo sille Giulian në shtëpi", ishte apeli i dajës së vajzës.

Avokati i familjes Turetta, pas një kontrolli të gjatë në shtëpi, tha se prindërit e Filippos janë shumë të tronditur dhe se janë qartë të vetëdijshëm se djali mund të ketë vrarë ish-të dashurën e tij. Por, ashtu si vëllai i tij, ata vazhdojnë ta cilësojnë Filippo Turettën si një djalë të artë, i cili nuk kishte probleme dhe nuk ishte i dhunshëm./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH