Horoskop

Horoskopi mujor sipas Susan Miller për dhjetor 2022

Shkruar nga Liberale
Horoskopi mujor sipas Susan Miller për dhjetor 2022

Dashi:

Këto pushime do të kenë shumë do të kenë shumë luhatje dhe ju do ta gjeni veten shumë të përfshirë në pazaret e festave për t'ju shmangur çdo problemi të vockël që mund të dalë gjatë rrugës. Të lini dhuratat për në minutën e fundit nuk është opsion i mirë për këtë fundvit. Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 29 dhjetori deri në 18 janar, por efektet e tij në vonesa, apo pengesa të tjera mund t'i ndjeni dy javë më herët. Përfundoni shpejt me listën e gjërave që keni për të bërë (jo vetëm shopping, por edhe marrëveshje, intervista dhe veprime të tjera të rëndësishme.

Demi:

Do të keni një periudhë fantastike pushimesh, të mbushur me mundësi të reja dhe takime me miqtë tuaj më të mirë. Bëni të pamundurën që këto festa të organizoni party, të vogla ose të mëdha mbeten në dëshirën tuaj, por bëni mirë të mblidheni. Një tjetër fokus kryesor për këtë periudhë do të jenë paratë. Në 7 dhjetor, Hëna e Plotë do të sjellë një situatë financiare në kulmin e saj. Mund të merrni një dhuratë nga Saturni, planeti i jetëgjatësisë dhe qëndrueshmërisë, prandaj bëhuni gati të dëgjoni për një rritje në detyrë, ose nëse jeni të vetëpunësuar, një klient i ri mund të tregojë interes për të bashkëpunuar me ju.

Binjakët:

Falë Marsit, po ndiheni energjikë, por mund të keni ndjerë gjithashtu një presion të vazhdueshëm për t’i përfunduar gjërat. Megjithatë, ju keni shumë më tepër kontroll mbi ngjarjet sesa mund të mendoni. Nuk ka asnjë arsye për të ndjerë se mund të mos i përmbushni pritshmëritë e një personi të rëndësishëm.

Kur bëhet fjalë për karrierën, yjet po shkëlqejnë fort. Kjo është koha për të lënë gjurmë. Vendosni se si ta përdorni më mirë kohën gjatë këtyre tre javëve emocionuese.

Hëna e plotë te Binjakët e datës 7 dhjetor e sigurt që do të bëjë që diçka me rëndësi të madhe të realizohet ose të arrijë kulmin.

Gaforrja:

Këto ditë, kur bëhet fjalë për karrierën tuaj, ju keni zgjedhur të punoni në heshtje në prapaskenë në një rol strategjik. Ju mund të jeni menaxher që ndihmon të tjerët të mësojnë se si të përmirësojnë aftësitë e tyre të punës në mënyrë që ata të mund të punojnë në mënyrë më efikase dhe produktive, për shembull. Prapaskena është vendi ku shpesh qëndron fuqia dhe ndikimi më i madh. Jini të durueshëm, sepse gjërat do të përshpejtohen sapo të nisë 2023-shi.

Tani është koha për të bërë pak pushim. Këtë muaj, mund të udhëtoni.

Luani:

Më 20 gusht, Marsi hyri te Binjakët, shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të miqve, të njohurve dhe rrethit të kontakteve. Kjo është një nga shtëpitë më të lumtura të horoskopit, sepse sundon shpresën dhe dëshirat, si dhe aktivitetet, zhvillimet dhe vendimet që sjellin gëzim. Marsi do të qëndrojë aty deri më 25 mars 2023. Kjo praktikisht ju garanton që do të jeni të rrethuar nga shumë fytyra të buzëqeshura.

Një ngjarje e rëndësishme shoqërore pritet në Hënën e plotë më 7 dhjetor.

Jupiteri është tani në shtëpinë tuaj të tetë të parave të njerëzve të tjerë, duke sugjeruar se do t’i keni mirë punët me financat. Me vetëm një përpjekje të vogël, mund të shihni shumë para.

Virgjëresha:

Që nga fundi i gushtit, karriera juaj po ecën mjaft mirë dhe keni rënë në sy. Nëse keni ambicie, atëherë vazhdoni që të përparoni edhe më shumë. Gjërat do të përmirësohen vetëm duke punuar. Marsi është në prapavijë, por pas 12 janarit, gjithçka do të ndryshojë.

Jupiteri do të pozicionohet për t'ju ndihmuar të bëni shuma të mëdha parash përmes komisioneve, honorareve, tarifave të licencimit, ose kredive bankare dhe kapitalit të sipërmarrjes.

Hënat e plota ndikojnë që gjërat te arrijnë kulmin, kështu që ky mund të jetë një moment i rëndësishëm i shpërblimeve, duke marrë parasysh pengesat e shumta që keni kapërcyer për të arritur në këtë pikë.

Peshorja:

Fokusi juaj nuk është lokal, por global prandaj edhe marrëdhëniet tuaja janë të tilla që prej 20 gushtit. Duket sikur mendja juaj punon gjithë kohës për vendet e largëta dhe udhëtimet janë gjithmonë një mundësi e mirë për të bërë marrëveshje edhe më të mira biznesi. Mund të ndodhë që të jeni virtualisht në kontakt me dikë që ndodhet larg jush fizikisht, por do ta ndjeni shumë afër.

Ky muaj do të sjellë kulmin e një projekti apo objektivi që do ta keni arritur deri në 7 dhjetor. Diçka me të cilën po merreni dhe që përfshin një situatë ndërkombëtare. Udhëtimet, emigrimi, publikimet apo një projekt që ka lidhje me këto po shkon drejt finishit të suksesshëm. Nëse po prisni të dëgjoni diçka që lidhet me një çështje ligjore, me shumë gjasa do të merrni një ndjesi sigurie dhe rehatie. Nuk ka rëndësi ç'ndodh gjatë kësaj kohe, Saturni është shumë miqësor dhe do të jetë krah jush në çdo vendim.

Akrepi:

Si Akrep që jeni keni dy planete udhëheqës dhe komunikimi që këta të dy kanë me planetet e tjera gjithmonë ndikon në aspekte të ndryshme të jetës suaj. Që kur Marsi ka hyrë në shtëpinë tuaj të 8, jeni përpjekur të kurseni dhe ende po mendoni të investoni diku kursimet që keni bërë deri tani. Për momentin, bisedoni me një financier dhe bashkë bëni një plan veprimesh të mirëmenduar.

Me shumë gjasa jeni duke menduar për të marrë një shtëpi për të vetmen arsye se doni të ndjeni siguri në vazhdim. Thjesht para se të kaloni menjëherë në veprim duhet të mblidhni sa më shumë informacion të jetë e mundur, duke qenë se normat e interesit ndryshojnë në nivele jo të favorshme. Prisni 21 janarin për opsionet tuaja më të mira.

Derisa Marsi të kthehet nga prapavija në 12 janar, nuk do të shihni ndonjë progres të madh në objektivat financiarë, prandaj do të ishte mirë që ndërkohë që prisni, të bëni kërkmet tuaja.

Shigjetari:

Ky muaj për ju është vetëm për të krijuar kujtime. Do ta mbani mend gjatë. Fokusin kryesor do ta ketë jeta juaj private. Jeni më shumë gati se kurrë për t'u përfshirë 100% në marrëdhënie dhe kjo do të sjellë në mendjen tuaj planet për martesë, fëmijë apo bashkëjetesë. Mbani shënim pak datën 20 dhjetor sepse Jupiteri, planeti i fatit të mirë do të hyjë në shtëpinë tuaj të 5-të, atë të dashurisë për të qëndruar atje deri në 16 maj të 2023-shit.

Nëse jeni të dashuruar, mund të fejoheni këtë Krishtlindje, një periudhë shumë emocionuese për të zyrtarizuar dashurinë me partnerin tuaj të zemrës. Nëse jeni të martuar mund të merrni lajme që do të ndikojnë për mirë në jetën tuaj bashkëshortore. Gjithsesi ka plot mënyra të tjera për të përfituar prej kësaj energjie. Mund të jetë një marrëveshje me një avokat, person me të cilin punoni dhe keni përfitime të përbashkëta.

Bricjapi:

Dhjetori do të jetë muaj i ngarkuar me aq shumë punë që do të keni në zyrë.

Ritmi me të cilin keni punuar ka qenë i jashtëzakonshëm, që prej 20 gushtit rutina juaj ka qenë e pandërprerë. Si Bricjap, ju jeni një shpirt i organizuar, i aftë për të përballuar këtë valë të fortë pune, por për fat duket se do të përfundoni një projekt të madh brenda pesë ditëve nga data 7 dhjetor. Në fakt, ju mund të përfundoni dy detyra duke qenë se kjo shenjë përfaqëson binjakëzimin.

Nëse po shpresoni të zhvendoseni në shtëpinë tuaj të ëndrrave në 2023, kjo duket shumë e mundur pas 20 dhjetorit. Jupiter është Babagjyshi i planeteve dhe detyra e tij e vetme është t'ju bëjë të lumtur. Ju deshën plot 12 vite për të arritur këtë shtëpi, prandaj ka ardhur për t'i sjellë bekime këtij aspekti të jetës suaj.

Ujori:

Sapo dhjetori hyn, pjesa më romantike do të jetë aty nga data 7, pasi Hëna e Plotë në Binjak do të ndriçojë shtëpinë tuaj të 5 të dashurisë së vërtetë. Saturni do t'ju sjellë një lloj qëndrueshmërie dhe jetëgjatësie të fortë duke ju treguar se kjo dashuri është reale dhe mund të zgjasë. Marsi e dyfishon këtë lloj energjie, prandaj shijojeni.

Gjatë gjysmës së parë të muajit, do të kaloni darka magjike me partnerin tuaj në restorante elegante dhe dekore festive. Do të keni kohë për të shpenzuar me të vegjëlit tuaj dhe t'i tregoni përralla Krishtlindjesh që ju shijonin pafund kur ishit të vegjël.

Mund të merrni edhe ftesa nga miqtë tuaj dhe kjo duket edhe më shumë qejf! Do të jetë muaj shumë aktiv për ju, prandaj sigurohuni të xixëlloni! Do të keni shumë grumbullime festive dhe ju duhet të shkëlqeni. Ky është viti i parë merrni atë pushimin e gjatë dhe të shumë nevojshëm për të festuar Krishtlindjen.

Peshqit:

Familja është elementi më i rëndësishëm i jetës suaj gjatë këtyre ditëve dhe duket se një person në veçanti nga të afërmit tuaj kërkon një fokus të fortë që mund të zgjasë deri në 25 mars. Dukeni në proces transformimi dhe nga fundi i marsit do ta gjeni veten në një vend të ri mendërisht dhe shpirtërisht. Me shumë gjasa do të krijoni marrëdhënie shumë të ngushta me dikë që e keni menduar dhe ka treguar kujdes ndaj jush. Qartazi diçka shumë e rëndësishme po arrin drejt një pike kulminante dhe pret për vendimin tuaj.

Këtë muaj, Hëna e Plotë në Binjak do të mbërrijë në 7 dhjetor dhe do të ndikojë në sektorin e shtëpisë dhe familjes suaj. Neptuni, planeti juaj udhëheqës do t'ju tregojë se cili është informacioni që mungon nga puzzle që duhet të krijoni në lidhje me çështjet familjare. Duhet të jepni përgjigje më praktike, më realiste pavarësisht reagimeve të të tjerëve. Nga të gjithë shenjat, ju jeni ata që ndiheni më rehat kur merrni vendime edhe kur ka mungesë informacioni.

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH