Horoskop

Java e fundit e korrikut! HOROSKOPI nga Meri Gjini: Ja cila SHENJË duhet të bëjë kujdes

Shkruar nga Liberale

Java e fundit e korrikut! HOROSKOPI nga Meri Gjini: Ja cila SHENJË duhet

Dashi

Nëse di të ndajë mundësitë nga ëndrrat, nëpërmjet diskutimeve me njerëzit e duhur do të ketë mundësi të vendosë pikat mbi “i” për planet e tyre konkrete. Para se të merrni vendime të mëdha, diskutojeni me ekspertë dhe qartësohuni me veten. Java do të lërë shije lehtësimi në çështje emocionesh në familje.

Demi

Një nga çështjet kryesore dhe prioritet i javës është ekonomia. Si mund të rregullohet dhe si mund të kopsiten gjërat, me këto pikëpyetje do të merreni. Bashkëpunime me njerëz që i njohin mirë do të realizohen. Demat do të jenë në tentativë për largim dhe lëvizje.

Binjakët

Venusin e kanë te vetja. Me tolerancat apo ngërçet e momentit i kanë më të thjeshta për t’i menaxhuar. Familja është tematika qëndrore. Diskutimi për një bashkëpunim të mundshëm që mund të jetë me perspektivën për fund gushti. Kjo do të lërë shije të mirë.

Gaforrja

Kanë Jupiterin në të drejtë. Të lindurit në ditën e parë dhe në ditën e tretë të jenë të kujdesshëm me shqetësime të vogla fizike. Për të tjerët është një javë e mirë. Janë në pritje të Venusit të vet. Me humorin, me shoqërinë dhe me qartësimin e tyre personal do të japin maksimumin. Shija e javës do të jetë optimizmi.

Luani

Kujdesi i javës është që jo çdo gjë që mendojnë se është e vërtetë, është ashtu. Para se të adresojnë gjërat, duhet të kenë një filtër me veten. Lodhje ose një çështje pune do të trazojë qetësinë. Të mërkurën në darkë do të jenë gjërat më të thjeshta.

Virgjëresha

Në pritje të një muaji shumë të mirë dhe shumë të ngrohtë do të mbyllin muajin korrik. Kanë diçka në lidhje me shqetësimin që kanë pasur, punë, lekë ose me familjen. Zgjidhja e këtij shqetësimi do të jetë ndjesa e javës.

Peshorja

Janë me pikëpyetje dhe dilema. Në 10-ditëshin e parë të gushtit janë në pritje të Marsit të tyre. Duhet ta marrin seriozisht që në ditët që jemi, deri më 10 gusht të vendosin pushimet, sepse më pas çështje që i përkasin profesionit do t’i kthejnë pas. Venusi te Binjakët ju favorizon në raport me të tjerët. Mërkuri te Luanët ju bën konfuzë. Të lindurit në ditët e para duket sikur marrin një shije të mirë.

Akrepi

Do të duhet të vendosin në agjendë çfarë ka të bëjë me ekonomi ose pronësi. Jo të së përditshmes. Duhet të kenë në kontroll veprimet dhe xhepin këtë javë. Një çështje që i gëzon dhe ju nxit optimizmin në lidhje me mirëqenien e tyre ekonomike do të jetë prezente të mërkurën dhe të enjten.

Shigjetari

Është një javë që do të shoqërohet me projektime të bukura në lidhje me emocionet. Kanë vendimmarrje shumë të rëndësishme që i përket dashurisë ose bashkëpunimeve. Bashkëpunime që do t’i rezistojnë kohës.

Bricjapi

Vazhdojnë të kenë një agjendë me shumë detyrime. Ose po përjetojnë ngarkesat që kanë pasur në pjesën më të madhe të vitit. Qartësimi ose vendosja e prioriteteve është këshilla për javën. Në mendjen e tyre kanë nisur të gjejnë hapësira për pushime.

Ujori

Informacioni është shumë i rëndësishëm, sidomos nëse kanë për të marrë vendime. Konfirmoni lajmet që merrni nëse janë të vërteta. Shija e javës është familja dhe njerëzit që duan, në mënyrën si do të gjykojnë dhe pozicionohen. Nuk është momenti më i mirë i mundshëm për të pasur vetëbesim.

Peshqit

Vendosin pikat mbi “i” për detyrimet e tyre. Kjo javë i ndihmon për të mbyllur detyrimet. Racionaliteti nuk duhet të mungojë, në çdo plan dhe në çdo zhvillim ekonomik. Me kalimin e Venusit të mërkurën në darkë do të nisë një muaj shumë i mirë dhe me shumë dashuri për Peshqit.

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH