
Ervis Iljazaj
Shpesh herë në studimet dhe diskutimet publike , ata që kanë qenë pjestar të LANC-it konsiderohen terrorist nga njëra palë, dhe ata që nuk ka qenë si tradhtar nga pala tjetër . Në fakt e vërteta qëndron në mes. Është në nderin e Shqipërisë të konsiderojë si antifashist komunistë, liberalë, konseravatorët dhe mbretërorë, pasi lufta antifashiste nuk është monopol i komunistëve.
Bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbuluar me fotografitë e heronjve të clirimit të Shqipërisë me rastin e 75 vjetorit të çlirimit. Po të vesh re të gjitha figurat që janë shpalosur në hapësirat publike janë të gjithë pjestar të LANC-it, përvec Mujo Ulqinakut që konsiderohet heroi i parë shqiptar në luftën kundër pushtuesve.
Nga LANC erdhi pjesa më e madhe e drejtuesve të regjimit komunist në Shqipëri, regjim i cili ishte nga më kriminalët në Europë. Edhe për disa nga emrat të vendosur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ka fakte dhe teori që kanë kryer krime dhe vrasje pas clirimit të Shqipërisë dhe gjatë regjimit komunist.
Megjithatë nuk është ky problemi, sepse ajo cfarë erdhi më vonë pas luftës clirimtare, nuk mund të zbehë përpjekjet dhe sakrificat e luftës , e në këtë kuptim duhet të nderohen për atë që bënë gjatë saj dhe jo atë që bënë pas saj. Problemi qëndron te fakti se hapësirat publike nuk mund të zaptohen vetëm me heronj të majtë apo pjestar të LANC-it. Për clirimin e Shqipërisë kanë luftuar dhe njërëz që nuk kishin të bënin me komunistët si nacionalistë apo fraksione të tjera politike. Mirëpo, për 45 vite me radhe regjimi komunist shpalli tradhtar të kombit cdo person tjetër që nuk ishte pjestar i LANC-it. Nëpërmjet kësaj propagande komunistët shqiptar krijuan idenë se heronjë janë vetëm komunistët, se shteti shqiptar fillon me regjimin komunist dhe cdo gjë tjetër nuk ka asnjë vlerë.
Me këtë propagandë dhe me kë ide që kanë krijuar në opinionin publik, të majtët në Shqipëri kanë 75 vite që mbajnë pushtetin e tyre politik, dhe kanë krijuar idenë e një historie që nuk ekziston, duke monopolizuar heroizmin e popullit shqiptar.
Qeveria shqiptare bën shumë mirë që nderon ata që sakrifikuan për të cliruar Shqipërinë, por nuk mund ta ngushtojë këtë sakrificë vetëm me pjestar të LANC-it. Ky është manipulimi më i madh që i bëhët shoqërisë shqiptare, thjesht për cështje dogmatike dhe ideologjike. Një ideologji që duhet ende të vashdojë për të legjitimuar rrënjët e një force politike si themeluesja e shtetit shqiptar e cila ka sakrfikuae e vetme për Shqipërinë.
Prandaj shoqëria shqiptare nëpërmjet politikës dhe studiusve duhet të zgjerojë më shumë konceptin e heronjve në Shqipëri dhe shtetit. E gjitha kjo që ndodh me nocionet e shtetit shqiptar dhe heronjtë e tij nuk është pa qëllim.
Komunizmi dhe nostalgjikët e tij në Shqipëri, që fatkeqësisht janë të shumtë në numër, kanë krijuar idenë e gabuar se shteti shqiptar fillon më 1944-n. E në këtë kuptim kërkojnë ende të marrin atributet për krijimin kombëtar të këtij shteti. Në fakt, aktet heroike dhe dëshmorët për Shqipërinë fillojnë shumë më herët se ky vit që shënoi ardhjen e komunizmit në pushtet për një kohë të gjatë. Shteti modern shqiptar fillon që më 1912-n, me heronjtë dhe dëshmorët e tij të pafund.
Askush për shembull nuk përmend aktet heroike të njerëzve të shquar gjatë periudhës së monarkisë shqiptare. A nuk ka pasur Shqipëria edhe në atë kohë burra dhe gra që kanë dhënë kontributin e tyre, madje dhe jetën për Shqipërinë?!
Por megjithëse historia e shqiptarëve dhe sakrificat e tyre për atdheun fillojnë shumë më herët se viti 1994, duket sikur varrezat e dëshmorëve janë krijuar aty vetëm për të përkujtuar sakrificën e partizanëve dhe luftën antifashiste. E cila ndër të të tjera nuk ëshë aspak monopol i LANC-it. /Gazeta Liberale