Aktualitet

Gruaja u gjet e pajetë në banesë pranë vajzës, Policia jep detaje

Shkruar nga Liberale
Gruaja u gjet e pajetë në banesë pranë vajzës, Policia

Policia e Pogradecit ka dhënë detaje për gruan që u gjet e pajetë në banesë të premten në mbrëmje, në banesën ku jetonte me të bijën e saj në lagjen 3 të Pogradecit. Ajo është Maria Markovska, 45 vjeç.

Sipas Policisë, gruaja dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.

Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Ndërsa vajza e saj vetëm 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike, ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor.

Njoftimi i Policisë

Më datë 25.09.2020, rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur pa shenja dhune, trupi i pajetë i shtetases Maria Markovska, rreth 45 vjeçe, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.

Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor.

Trupi i shtetases Maria Markovska, është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH