Aktualitet

Grabitja/ Policia e FNSH “blindojnë” Sarandën, ja dëshmia e kambistit

Shkruar nga Liberale
Grabitja/ Policia e FNSH “blindojnë” Sarandën, ja

Policia e Sarandës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur operacionin për kapjen e autorëve të grabitjes me dhunë të kambistit Ibrahim Didani, pak më parë në lagjen nr. 4 të këtij qyteti.

Mësohet se i moshuari ka thënë para policisë se autori kryesor që e ka goditur ka qenë një djalë rreth 25 vjeç, me flokë të prera shkurtër.

Ndërkohë, dëshmitarë okularë kanë thënë se nga pallati i Didanit, ku ndodhi ngjarja, kanë dalë duke vrapuar dy djem dhe një vajzë, të cilët janë larguar me vrap drejt rrugës së Portit Detar të Sarandës.

Nga ana e saj, policia vijon këqyrjen e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave rreth vendit të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH