Globi

Romë / Grabiten dhe rrihen adoleshentët me aftësi të kufizuara, iu gjetën 5 euro

Shkruar nga Liberale
Romë / Grabiten dhe rrihen adoleshentët me aftësi të

Ngjarja ndodhi më 5 mars. Grabitësit publikuan dhunën me video, ku shfaqen dy djemtë e rrethuar nga banda e grabitësve.

Shqelma, grushte, shuplaka dhe fyerje mes të qeshurave ndaj dy personave që ranë pre e dhunës.

Ngjarja përfundoi direkt në rrjetet sociale, sipas “La Republica”.

Viktimat dhe agresorët, rreth shtatë, njiheshin me njëri-tjetrin. Për këtë ishte e lehtë të identifikoheshin përgjegjësit. Përveç kësaj, me videot që publikuan ata bënë “autogol”.

Të shtatë janë në telashe tani me drejtësinë. Të gjithë përfunduan nën hetim me akuzën e plagosjes së rëndë dhe të grabitjes.

Akti i fundit është edhe tentativa për grabitje. Njërit nga shtatëmbëdhjetë vjeçarët përpiqen t'i heqin xhaketën. E kontrollojnë dhe brenda gjejnë pesë euro, asgjë më shumë.

Dhuna merr fund. Banda ikën dhe i lë viktimat në tokë. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH