Sport

Goglat tregohen “mizore”, Partizani mëson emrin e kundërshtarit në Champions

Shkruar nga Liberale
Goglat tregohen “mizore”, Partizani mëson emrin e

Goglat nuk janë treguar bujare me të kuqtë, duke i vënë përballë një kundërshtari të vështirë në letër. Bate Borisov ka marrë pjesë disa herë në fazën e grupeve të Champions, dhe ka shumë më tepër eksperiencë. Konsiderohet në letër një ndër kundërshtarët e mundshëm më të vështirë për Partizanin.

Në orën 14:00 në Nion të Zvicrës hidhet shorti për turin e parë eliminator të Ligë së Kampioneve, aty ku vendi ynë përfaqësohet nga Partizani si skuadra që fitoi titullin kampion.

Ndeshjet e para kualifikuese luhen në datat 11 dhe 12 korrik, ndërkohë që ndeshjet e kthimit luhen në datat 18 dhe 19 korrik.

Fillimisht ishte planifikuar që shorti të niste në orën 12:00 dhe çdo orë do të hidhej shorti për kompeticionet e ndryshme duke filluar nga Champions, por UEFA ka bërë një ndryshim në orar.

Champions, shorti

Grupi 1

Hacken (SWE) - The New Saints (WAL)

Ballkani (KOS) -  Ludogorets (BUL)

Shamrock Rovers (IRL) - Winners of preliminary round

Žalgiris Vilnius (LTU) -  Struga (MKD)

KÍ Klaksvík (FRO) - Ferencváros (HUN)

Grup 2

Olimpija Ljubljana (SVN) - Valmiera (LVA)

HJK Helsinki (FIN) - Larne (NIR)

Lincoln Red Imps (GIB) - Qarabağ (AZE) *

Raków Czestochowa (POL) - Flora Tallinn (EST) *

Slovan Bratislava (SVK) - Swift Hesper (LUX)

Grupi 3

Farul Constanța (ROU) - Sheriff Tiraspol (MDA)

Hamrun Spartans (MLT) - Maccabi Haifa (ISR)

Urartu (ARM) - Zrinjski (BIH)

Partizani (ALB) - BATE Borisov (BLR)

Astana (KAZ) - Dinamo Tbilisi (GJEO)

 

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH