Makina e analistit të njohur, Fatos Lubonja është goditur nga persona të paidentifikuar gjatë ditëve të ndërrimit të viteve.
Burime të Panorama.al pranë Policisë së Shtetit konfirmuan se makina e Lubonjës ishte parkuar në zonën e qendrës pranë banesës së tij.
Mësohet se ky automjet është goditur me mjete të forta, duke e dëmtuar rëndë, gjatë ditëve të ndërrimit të viteve, ndërkohë që Policia konfirmon se në datë 2 janar të vitit 2020, analisti ka bërë një kallëzim penal për këtë ngjarje të rëndë.
Këtë lajm e ka konfirmuar për 'Panorama" edhe analisti Lubonja.
“Po është e vërtet që makina ime është dhunuar. Për këtë ngjarje kam bërë kallëzim penal në prokurori dhe jam në pritje që autoritetet policisë të zbardhin të vërtetën e këtij akti dhune”, tha Lubonja.
Kujtojmë që makina e Lubonjës u godit edhe më datë 1 korrik të 2019. Personi përgjegjës për këtë akt u arrestua dhe dënua me burg nga gjykata./Gazeta Liberale